Transmetuar më 12-03-2023, 09:14

GREQI- Sherret në lokalet e natës janë prezente kudo në Greqi e madje shpesh kanë fund tragjik.

Kështu ndodhi në orët e para të mëngjesin jashtë një klubi nate në Ghazi, ku pas një sherri që ndodhi brenda dyqanit disa nga personat e përfshirë dolën dhe filluan të qëllojnë. Ngjarja u regjistrua pak pas orës 4 jashtë në Ieras Odos ndërsa një person ka mbetur i plagosur nga sherri dhe është dërguar në spital.

Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë kryer arrestimin e tre klientëve të dyqanit. Ata gjetën tre gëzhoja nga konflikti i armatosur. Ende nuk dihet se kush janë personat e përfshirë në të shtëna, por nuk hiqet mundësia që të ketë shqiptarë të përfshirë.