Transmetuar më 11-03-2023, 22:29

MALTË- Refuzoi të dëshmonte kundër bashkëpunëtorëve të tij, dënohet me burg shqiptari në Maltë.

Artan Coku, 30 vjeç është dënuar me katër vjet burg muajin e kaluar pasi pranoi se kishte marrë pjesë në grabitjen e një dyqani bizhuterish në tetor 2017. Ai ka dalë para gjykatës, pork a refuzuar të flasë, me argumentin se ka pasur frikë se mos familjes që kishte në Shqipëri do t’i ndodhte diçka.

30-vjeçari shqiptar, Artan Coku është pyetur në lidhje me përfshirjen e bashkëpunëtorëve në këtë ngjarje, Daniel Muka, vëllait të tij Begtash dhe Ramazan Hysa, të cilët po hetohen veçmas për grabitjen prej 333 mijë eurosh në Maltë.

Daniel Muka akuzohet për vrasjen e Christian Pandolfino dhe partnerit të tij Ivor Maciejoëski, ngjarje e ndodhur në shtëpinë e tyre në Sliema në gusht 2020.

Coku kishte qenë përgjegjës për logjistikën e grabitjes dhe kishte qenë përgjegjës, ndër të tjera, për të informuar vëllezërit Muka nëse dyqani Tignè Point ishte hapur.

Ndërsa tre të tjerët, kanë vjedhur bizhuteritë që do të dërgoheshin në Bari të Italisë dhe më pas do të shiteshin në Shqipëri.

Përveç dënimit me burg prej katër vitesh, Gjykata urdhëroi Cokun që të paguante një të tretën e shpenzimeve të gjykatës, në vlerë mbi 14,500 euro, si gjobë.

“Nuk kam frikë nga burgu, nuk e kam problem të ndalohej,”- ka thënë Coku dhe nuk ka pranuar të flasë.