Transmetuar më 11-03-2023, 18:24

Vetëm pak më parë në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, i cili është shoqëruar edhe me një klip, ku shfaqen disa pjesë, ku Olta akuzon produksionin për favorizime dhe mbështetje të Luizit në lojë dhe sfidat që bëhen brenda në shtëpi. Duket qartë se zarfi i zi është për Oltën dhe të gjithë janë shumë kurioz të dinë se çfarë ka vendosur Vëllai i Madh për të këtë herë.

Ditën e sotme në një bashkëbisedim mes Oltës, Kiarës dhe vajzave të tjera, Kiara i ka thënë Oltës se e ka dëgjuar natën duke qarë. Olta e ka pranuar këtë gjë dhe është shprehur se përlotet çdo natë për shkak se i mungon djali i saj dhe nuk mundet dot më të vazhdoj të qëndroj larg tij.