Transmetuar më 11-03-2023, 18:22

Tiranë- – Një tjetër video e aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i Saukut në Tiranë, ku humbën jetën 3 të rinj është publikaur ditën e sotme.

Kelvis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera.

Siç shihet i riu i cili ishte në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rreth rrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Pasi ra nga mbikalimi makina u përplas me një ‘Benz’, duke lënë të plagosur edhe tre anëtarë të një familje.

Dy pasagjeret në Audi, 22-vjeçarja Erisilda Abedini dhe 23-vjeçarja, Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje. Ndërsa i riu vdiq disa orë më vonë në spital.