Transmetuar më 11-03-2023, 16:39

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje, “Lëvizja Bashkë” ka bërë një ankesë drejtuar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Objekti i ankesës është: Kundërshtimi i vendimit të KQZ-së për “Mosregjistrim si subjekt zgjedhor të partisë politike Lëvizja Bashkë me kryetar z.Arlind Qorri.

Argumentimi ligjor që “Lëvizja Bashkë” ka bërë ëstë sipas nenit 9 nr. 8580 “Për partitë Politike” i ndryshuar përcakton se : Parti poltike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë. Referur KQZ: ”Lëvizja Bashkë” deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik të asnjë nga 3500 nënshkruesit dhe se mosregjistrimi i Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet e 14 majit do të ishte një goditje e rëndë ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u organizuar në parti dhe për të konkurruar në zgjedhje si dhe i pluralizmit politik në tërësi, ccka do të përbëntë një precedent të rrezikshëm për ardhmërinë e demokracisë në Shqipëri.

Lëvizja Bashkë kërkon: Shqyrtimin e kësaj ankesë administrative ndaj Vendimit nr 157 datë 9.3.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Zgjidhjen e kësaj ankese duke vendosur regjistrimin e partisë politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023.