Transmetuar më 11-03-2023, 14:32

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka njoftuar ditën e sotme se ka pranuar kërkesën e deputetit të PD Ervin Salianji për përjashtimin nga çështja e tij të gjykatëses Edlira Petri.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi Gjyqtare Elona Mihali, vendosi:

Pranimin e kërkesës së kërkuesit z. Ervin Salianji, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga shqyrtimi i çështjes penale me nr. 3473 regj datë 19.02.2020, si edhe vendosi deklarimin të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jetmir Olldashi me objekt përjashtim trupi gjykues, si kërkesë e mbetur pa objekt pas disponimit me vendimin nr .180 date 11.03.2023 të Gjykatës së Apelit me te cilën është disponuar për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga çështja penale me nr 3473 date 19.02.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE PUBLIKUN

Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë:

Me shpejtësi skëterrë, dalin PAMJET e reja nga aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Sauk

Qëndroi 10 vite në drejtimin e Kadastrës, ja kush do ta zëvendësojë Artan Lamen (EMRI)

U denoncua nga Fiks Fare/ Arrestohet sekseri, merrte ryshfet 4-6 mijë euro për legalizimet në Durrës

U raportua e zhdukur nga tërmeti TRAGJIK, reagon për herë të parë aktorja turke Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 11.03.2023, ora 11:00, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji

Gjithashtu, po sot më datë 11.03.2023, ora 11:30, u shqyrtua në Dhomë Këshillim kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa.

Gjyqtares që shqyrtojë kërkesat për përjashtim, ju vu në dispozicion mendimi i Gjyqtares Edlira Petri, për të cilën u paraqitën kërkesat për përjashtim.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi Gjyqtare Elona Mihali, vendosi:

-Pranimin e kërkesës së kërkuesit z. Ervin Salianji, Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga shqyrtimi i çështjes penale me nr. 3473 regj datë 19.02.2020. -Deklarimin të papranueshmë të kërkesës së kërkuesit z.Jetmir Olldashi me objekt përjashtim trupi gjykues, si kërkesë e mbetur pa objekt pas disponimit me vendimin nr .180 date 11.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me te cilën është disponuar për përjashtimin e gjyqatres Edlira Petri nga cështja penale me nr 3473 date 19.02.2020

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd