Transmetuar më 11-03-2023, 14:10

Një tjetër banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të lërë shtëpinë. Antoneta Koçi ka bërë gati valixhen për tu larguar nga shtëpia.

Debatet që ka pasur këto kohë me Luizin dhe Maestron e kanë çuar Antonetën të marrë vendimin për tu larguar. Disa nga banorët janë përpjekur të bisedojnë me të por ajo ka refuzuar!

Pritet njoftimi zyrtar nga Vëllai i Madh për largimin e Antonetës nga shtëpia.

Kujtojmë se nga gara janë larguar shumë banorë si Zhaklinë Gjolla, Bledi Mane, Valbona Mema, Tan Ibrahimi si dhe janë përjashtuar tre banore Kejvina Kthjella, Ermonela Lekbello dhe aktorja, Eva Alikaj.