Transmetuar më 11-03-2023, 13:30

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, i cili do të mungojë deri në fund të sezonit për shkak të lëndimit, iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye në Katar, në spitalin “Aspetar” të Doha-s. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve e Katarit, “Katar News Agency”.

Neymar kishte mbërritur në Katar për t’iu nënshtruar operacionit në kyçin e këmbës të dëmtuar më 19 shkurt në ndeshjen e Ligue 1 midis PSG dhe Lille.

PSG's Neymar arrives in Qatar for ankle surgery - Sportstar

Braziliani 31-vjeçar u dërgua në spitalin “Aspetar”, ku u operua nga specialisti britanik James Calder dhe mjeku i spitalit i specializuar në problemet e kyçit të këmbës, Pieter D’Hooghe.

Calder e kishte operuar tashmë atë, përsëri në Katar, në janar 2019. Lajmi u konfirmua në Paris nga zyra e shtypit e PSG-së, duke specifikuar se "operacioni shkoi shumë mirë dhe se lojtari tani do të duhet të respektojë një protokoll të pushimit e trajtimit”.

Sipas mjekëve që e operuan, Neymar do të jetë i padisponueshëm për të paktën 4 muaj.