Transmetuar më 11-03-2023, 12:34

Franck Kessie largon Interin dhe mohon thashethemet e merkatos që e shihnin atë pjesë të zikaltërve nga qershori. I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka sqaruar në fakt synimet e tij për të ardhmen, vetëm Blaugrana:

“Jam në një klub të madh. Ndihem i lumtur që ndodhem te Barça, dua të qëndroj për shumë vite. Xavi po më jep shumë besim, Yaya Toure më tha se trajneri ishte një person i mrekullueshëm”.

Deklarata që me një goditje fshijnë të gjitha gjurmët alternative për të ardhmen, të qarkulluara muajt e fundit. Përfshirë atë që e dërgonin tek Interi në ver. Kohët e fundit, në fakt, u fol për disa vështirësi në ambientimin e ish-mesfushorit kuqezi te Barcelona dhe dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer në Milano.

Fjalë që, me Brozovic në merkato, kishin tërhequr menjëherë interesin e zikaltërve për të forcuar mesfushën me një njeri me forcë, përvojë dhe cilësi. Por që tani duket e destinuar që kjo alternativë të përfundojë në harresë:

"Kur emri yt shfaqet në një vend ku ke bërë mirë, do të thotë se ke lënë një kujtim të mirë. Jam i lumtur, kishte shumë ekipe që më donin, por tani jam lojtar i Barcelonës. Kam nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, më pëlqen qyteti dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e skuadrës e trajnerin.

Kam ardhur verën e kaluar dhe e shoh veten këtu për kaq shumë vite. Ky është momenti im më i mirë i sezonit. Çdo lojtar dëshiron të luajë dhe kur e bën këtë ndihesh shumë i lumtur. Kur luan, duhet të japësh gjithçka për ekipin, nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Kjo është ajo që po përpiqem të bëj me gjithçka kam si futbollist".