Transmetuar më 11-03-2023, 11:37

DIVJAKË- Ditën e sotme është gjetur një trup i dekompozuar në fshatin Korie, Divjakë. Policia informon se trupi i përket një 60-vjeçari me inicialet R.P. Këtij personi nuk iu janë konstatuar në trup shenja dhune. Ky person, është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

‘Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.’- njofton Policia.