Transmetuar më 11-03-2023, 11:37

Josè Mourinho ka zgjedhur profilin zyrtar në Instagram për të komentuar dënimin përfundimtar të Gjykatës Federale të Apelit, skualifikimin e tij me dy ndeshje.

Pasi mësoi se do t’i humbasë ndeshjen ndaj Sassuolos dhe derbin me Lazion, trajneri portugez ka publikuar një imazh domethënës: gjestin e prangave. I njëjti i bërë në ndeshjen mes Interit dhe Sampdorias në sezonin 2009-2010.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të FIGC, trajneri i Romës vendosi të bëjë një shëtitje në qendër të qytetit me një nga bashkëpunëtorët e tij (Nuno Santos).

Ai është shfaqur mjaft i qetë, duke iu buzëqeshur fansave, të cilët kanë tentuar ta mbështesin. Pas kthimit në shtëpi, ai postoi këtë foto.