Transmetuar më 11-03-2023, 10:36

Cristiano Ronaldo në moshën 38-vjeçare dhe pasi ka fituar praktikisht gjithçka, ka vendosur “të martohet” me kauzën e praruar saudite të Al Nassr. Vështirë t’iu thoshte jo 500 milionë eurove në tri vite portugezi, i cili pavarësisht se ka fituar praktikisht gjithçka, ende nuk mund të metabolizojë humbjet, nisur nga ajo që ndodhi me rastin e ndeshjes direkte (që e humbi) kundër Al-Ittihad.

Si e ngushëllon veten pesë herë fituesi i “Topit të Artë”? Me punë dhe me luks. Për këtë Ronaldo mund të mbështetet edhe në një staf të nivelit të lartë. Vetëm pak javë më parë, CR7 kërkoi komponentë të rinj për të kompletuar ekipin, që duhet të punojë për të dhe familjen e tij në prapaskenë.

Ajo arabe ishte një ofertë tërheqëse pune për portugezin, që tashmë po mendon për të ardhmen e afërt, kur do të kalojë, pas pensionimit nga futbolli, me të gjithë klanin e tij në super shtëpinë që po përfundon pranë Lisbonës dhe për të cilën po investon shuma rekord.

Kamerierë, kuzhinierë, shoqërues dhe pozicione të tjera për stafin e besuar, të cilët do të duhet të jetojnë në kontakt të ngushtë me lojtarin, për ta lejuar atë të përfitojë plotësisht nga të gjitha lukset dhe komoditetet e pranishme në pronën e tij.

Mesa duket skuadra që do të duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e Cristiano Ronaldos dhe të pandashmes Georgina, duke i ndihmuar në menaxhimin e çdo dite, është gati. Nga ana tjetër, provat gjenerale tashmë po zhvillohen në Arabi, ku ylli i Al Nassr mund të llogarisë një tjetër vendbanim ëndrrash.

Të punosh për Cristiano Ronaldon do të thotë të fitosh shifra që variojnë nga 5.2 mijë deri në 6 mijë euro në muaj. Një shumë shumë e lartë, e cila për këtë arsye justifikon kërkesat e shumta që mbërritën në tavolinën e portugezit.

Un’immagine della super abitazione di Cristiano Ronaldo

Por kini kujdes, sepse këta persona do të duhet të jenë të paqortueshëm në vendin e punës. Kjo do të thotë gjithashtu të pranojnë të sakrifikojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre për kauzën. Sipas “Mundo Deportivo”, në fakt në kontratën që lidh dhe do të lidhë shërbëtorët me Cristiano Ronaldon ka një detaj që thotë shumë për nevojat e lojtarit. Është një “kontratë vdekjeje” e vërtetë, të cilën duhet ta nënshkruajë çdo punonjës.

Çfarë do të thotë kjo? Çdo anëtar i skuadrës që do të lëvizë brenda shtëpisë së Ronaldos merr përsipër të mos thotë asgjë për jetën private dhe për atë çfarë ndodh brenda mureve të rezidencës së yllit portugez për 70 vite, pas vdekjes së tij. Një klauzolë që nënvizon se sa shumë kujdeset CR7 për konfidencialitetin absolut. Me pak fjalë, në qendër të vëmendjes larg shtëpisë, por diskrecion total brenda…