Transmetuar më 11-03-2023, 10:16

Banorët e “Big Brother VIP” në Shqipëri mbrëmjen e djeshme kanë marrë përshëndetje nga fansat e tyre, të cilat janë shfaqur në ekran, dhe i kanë falenderuar ata mbrapsht për mbështetjen.

Ndër mesazhet e shumta përshëndetëse, bie në sy një i dërguar për Luizin nga shqiptarët që jetojnë në Angli. Të cilësuar dhe si çunat e Londrës, ata kanë përshëndetur banorin dhe kanë treguar se e ndjekin në çdo orë të ditës.

Mirëpo, kjo duket e u ka prishur disi punë pasi kanë harruar të kujdesen për “lulet”. Në përshëndetjen e tyre shkruhej: “Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra.”

Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe Luizi nuk mund të mos e jepte përgjigjen e tij me humor, teksa i falenderoi për mbështetjen. “Po mirë mo burrë, fiki llampat kajher”.