Transmetuar më 10-03-2023, 21:32

TIRANË- Një tjetër aksident është shënuar në vend! Një automjet që drejtohej nga një person me inicialet A.B., ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Llazar Shapatini”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.03.2023, në rrugën "Llazar Shapatini”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.