Transmetuar më 10-03-2023, 21:10

Korçë- Identifikohet viktima e aksidentit në aksin Korçë-Pogradec

Rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, Olger Zhuti 39 vjeç me banim në Korçë i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.