Transmetuar më 10-03-2023, 20:53

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se data 20 mars do të jetë dita që do të miratojë të gjithë kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 14 majit. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes që zhvilloi, Alibeaj u shpreh se atë ditë do të mbyllet miratimi për kandidatët për kryebashkiakë dhe për këshillat bashkiakë.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Kjo është një mbledhje e radhës e kryesisë dhe grupit parlamentar. Do të jenë gjithmonë e më të shpeshta. DIskutimet kanë qenë të fokusuar tek aspekti organizativ i Partisë Demokratike. Në datën 20 do të përmbyllet procesi i miratimit të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshillat bashkiakë. Janë vendosur dhe grupet e punës dhe do të merren me rifreksimin e grupit tonë. Kjo është një situatë që po na rikthen në normalitet. Kjo do të jetë e gjithë mënyra e punës së PD-së për zgjedhjet që na presin.