Transmetuar më 10-03-2023, 19:40

Korçë- Aksident në aksin Korçë-Pogradec.
Një mjet, ende i paidentifikuar, ka përplasur një këmbësor dhe është zhdukur nga vendngjarja.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.
Kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduaritduke njoftuar më pas edhe policinë.
Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e cila e ka transportuar të aksidentuarin në spital.
Burime spitalore pohuan se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. noa.al