Transmetuar më 10-03-2023, 18:50

Tiranë- Dy figura të larta të Bashkimit Evropian vijnë më 16-mars në Tiranë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojnë Tiranën. Mësohet se në kryeqytetin e Shqipërisë ata do të mbërrijnë më 16 mars.

Zyrtarët e BE do të mblidhen në Tiranë për Këshillin e Stabilizim Asocimit që pritet të mbahet në vendin tonë.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.