Transmetuar më 10-03-2023, 18:39

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në takim mbështetësi e tij.

Në takimin e sotëm po marrin pjesë 10 deputetë: 1.Kreshnik Çollaku; 2.Dashnor Sula; 3.Andia Ulliri; 4.Gazment Bardhi; 5.Flutura Açka; 6.Dhurata Çupi; 7.Zheni Gjergji; 8.Enkelejd Alibeaj; 9.Eralda Bano dhe Saimir Korreshi.

Ndërkohë që 3 deputetë nuk janë në mbledhje pasi janë jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për Jorida Tabakun, Lefter Gështenjën dhe Arbi Agalliun. Po ashtu, janë prezentë edhe anëtarët e Kryesisë: Fitim Zekthi, Gazment Koduzi, Roland Bejko dhe Marash Logu. Në këtë mbledhje nuk do të ketë vendimmarrje dhe as deklarate pas mbledhjes.

Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit që KQZ caktoi për dorëzimin e dokumentit të domosdoshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, KQZ njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, por pretendoi se dokumentacioni nuk ishte i plotë, duke i dhënë 24 orë kohë që të depozitonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë.