Transmetuar më 10-03-2023, 17:32

Një person ka ndërruar jetë sot në Prishtinë pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Veternik rreth orës 14:30. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësori kishte marrë lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. “Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.