Transmetuar më 10-03-2023, 16:46

Një aksident është shënuar sot në Shëngjin.

Një vajzë 7 vjeçare, pjesë e komunitetit afgan në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku po qëndron.

7 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.