Transmetuar më 10-03-2023, 14:44

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka treguar shumëçka nga jeta e private në “Big Brother Vip Kosova”. Së fundmi ai ka folur për periudhën e fëmijërisë, ku ka kujtuar dhunën që mësuesit ushronin ndaj tij në shkollën fillore.

Reperi ndër të tjera shtoi se brezi i tij në Shqipëri është përballur shpesh herë me këtë fenomen në shkolla.

“Në brezin tonë në Shqipëri na kanë rrahur fortë. Sot, me zor pres të bëhem babë dhe me ma keqtrajtuar fëmijën tim para klase, me merret fryma kur e mendoj.

Por, atëherë ashtu ka qenë. Po, flas për vitet 97-98. Mua nuk ka pasur kush me më mbrojt se nëna më ka punuar non-stop, më kanë shkokluar duke me rrahur, se sot do iu tregoja unë, na nxjerrnin para klasës dhe na godisni me vizore, me të rrahur nuk zgjidh asgjë”-ka treguar reperi.