Transmetuar më 10-03-2023, 14:23

Historia e dashurisë mes Loris Karius, portierit të Newcastle (që hyri në histori me gafat në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, në Kiev, kur mbronte ngjyrat e Liverpool-it) dhe Diletta Leotta, gazetares sportive seksi të Dazn, vazhdon pa pushim.

Çifti ka kaluar një fundjavë romantike në resortin "L’Albereta Relais & Chateaux" të Erbusto, në zonën e Brescia, por ka një detaj që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re. A ka në pamje këmisha e prezantueses bukuroshe një risi të bujshme?

Në fakt, flitet për një shtatzëni të mundshme të Leotta. Nga këmisha e veshur vërehet një ndryshim në formë, por është herët për të qenë të sigurt. E vetmja gjë e sigurt, megjithatë, ka të bëjë me dashurinë e çiftit.

E njëjta gazetare intervistoi të dashurin e saj Karius, duke e mbyllur të njëjtën intervistë me një fjali elokuente: “Faleminderit Loris për emocionet që na dhurove dhe për ato që më deklarove”.

Kush e di se dashuria mes të dyve, së shpejti, nuk mund të zgjerohet me një prurje të re gjithashtu…