Transmetuar më 10-03-2023, 12:47

Aventura e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve përfundoi në 1/8 finale për këtë edicion. Klubi francez ngriti "flamurin e bardhë" kundër Bayern Munich dhe shtoi një tjetër eliminim të hershëm.

Një pengesë për klubin që dëshiron të përmbushë ëndrrën për të arritur fronin e Evropës. As eksperienca e madhe e Sergio Ramos, i cili e fitoi katër herë Champions League me fanellën e Real Madridit, nuk mjaftoi për të përmbysur kursin negativ.

Vetë mbrojtësi spanjoll nuk ishte në gjendje ta fshihte zhgënjimin e tij nga eliminimi ndaj bavarezëve. Ish-qendërmbrojtësi i "Los Blancos" ka komentuar në profilin e tij në Instagram si më poshtë:

"Është një zhgënjim i thellë për ju tifozë dhe për ne. Ne nuk ishim në nivelin e kërkuar në Champions League. Nuk ditëm si t’i trajtonim detajet kyçe dhe dështuam në një nga qëllimet kryesore. Është e dhimbshme, por kampionët kanë rilindur nga disfatat dhe janë farkëtuar në fatkeqësi. Ne do të kthehemi!"