Transmetuar më 10-03-2023, 12:13

Mesfushorit të Fluminense iu dha kartoni i kuq menjëherë pas hyrjes në fushë, në pjesën e dytë. Felipe Melo u zemërua pasi Gerson rrëzoi Giovanni dhe goditi mesfushorin e Flamengos.

Ish-lojtari i Juventusit u largua i tërbuar nga fusha, duke e quajtur arbitrin “një pis” (njeri me karakter të keq). Më në fund, ai bëri një gjest më dorë që nënkuptonte vjedhje. Sherri ka ndodhur në minutën e 44-të të pjesës së dytë. Fluminense e fitoi ndeshjen 2-1.

“Shigjetat” e Felipe Melo u drejtuan kundër gjyqtarit Grazianni Maciel Rocha, i cili i dha kartonin e kuq të drejtpërdrejtë numrit 52 të Fluminense. Me të dalë nga fusha, lojtari është rebeluar dhe madje i ka thënë arbitrit “je një pis”.

"Kur bëj diçka, është gjithmonë problem. Lojtari i Flamengos e goditi lojtarin e Fluminense dhe e pranoj se shkova të shtyja një kundërshtar por nuk e sulmova. Për një ndeshje të rëndësishme si Fla-Flu është e nevojshme të caktohet një arbitër i trajnuar. Dhe në këtë rast…", – ka komentuar Felipe Melo pas ndeshjes.