Transmetuar më 10-03-2023, 12:04

Fier- Del para gjykatës së Fierit 33-vjeçarja, nënë e tre fëmijëv, që plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj në mëngjesin e 8 Marsit në banesën e tyre në lagjen “Liri”.

Gjykata e Fierit pritet sot të japë masën e vlerësimit për këtë vepër penale.

33-vjecarja Arinarda Asllani, nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të këtij 8 marsi në lagjen ‘Liri’ në Fier.

Ky i fundit shkoi në gjendje të dehur në banesën e saj dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerës.