Transmetuar më 10-03-2023, 10:35

Korçë- Shpërthen granata në oborrin e banesës në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec.
Në oborrin e një banese të pabanuar, pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë, për veprime të mëtejshme.