Transmetuar më 10-03-2023, 10:21

Për një njeri që ka një mbiemër të lidhur pazgjidhshmërisht me Ligën e Kampionëve që nga koha e babait të tij, ta shihte Milanin aktual në mesin e tetë më të mirëve në Evropë ishte një emocion shumë i fortë. E ka përjetuar ndryshe nga koha kur luante, por po aq intensivisht.

"Ndjeva ato emocione që na jepte Milani i madh në ato kohë, ishte një sukses që e meritonim, – tha drejtori kuqezi për "Milan TV". – Ndiej kënaqësi dhe krenari të madhe për udhëtimin që është bërë, për mënyrën se si arritëm në këtë pikë.

Natyrisht ne nuk mund të mendojmë të jemi përgjithmonë në tetëshen e parë të Europës, sepse nuk është kështu, por tani që jemi në të, po e shijojmë. Mundësitë kur të vijnë duhet t’i marrësh në fluturim.

Në janar kishim humbur besimin dhe konkretitetin, pësuam shumë gola. Mospranimi ndaj Tottenhamit ishte gjëja kryesore. Të kesh sukses në Londër do të thotë se niveli i pjekurisë është rritur.

Ne e dimë se ku e kemi filluar, por ndoshta nuk e dimë ende se ku mund të shkojmë, sepse jemi të rinj. U kuptuam menjëherë, nuk ka asnjë problem komunikimi mes nesh. Ekziston një komunikim perfekt brenda klubit, Pioli është trajner i madh.

Pikërisht në momente të vështira vlerësohet natyra njerëzore dhe nga ky këndvështrim me Stefanon jemi në nivele shumë të larta. Objektivat? Do të jetë e vështirë në kampionat, por ne duhet të përfundojmë në top 4.

Sa i përket shortit të raundit tjetër të Champions League do të doja të shmangia një skuadër italiane, por në këtë moment kushdo që vjen është i vështirë. Nuk mund të mendojmë se jemi në nivelin e Bayernit, City dhe Realit tani për tani, por nëse njëri prej tyre arrin, ne do të luftojmë deri në fund”.