Transmetuar më 10-03-2023, 09:24

Klevis Ruçaj, 20 vjeç ishte viktima e tretë e aksidentit horror që ndodhi një ditë më parë te Mbikalimi i Saukut.

I riu që drejtonte një automjet tip “Audi A8” ra nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Ruçaj ndërroi jetë në spital, teksa dy vajza humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Po ashtu ditën e sotme është mesuar edhe identiteti i dy vajzave që udhëtonim me mjetin “Audi A8” , behet fjalë për Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese ne Tirane dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa drejtusi i mjetit Klevis Ruçaj, 20-vjeç, ishte banues në Fier.