Transmetuar më 10-03-2023, 09:09

“Hat-trick” i Cristiano Ronaldos në prill 2017 në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e kthimit çerekfinale, bëri që Real Madridi të kualifikohej në gjysmëfinale. Një kalim i turit që u maturua pas përballjes së dyfishtë ndaj Bayern Munich.

Me atë rast portugezi ishte protagonist i madh duke shënuar golat vendimtarë për kalimin e turit. Një natë autentike për bavarezët, që ndoshta shumë shpesh e panë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” të shënonte në ndeshjet e ndryshme të Champions League, të luajtura në vitet e mëparshme.

Një reflektim që merr vlerë më të madhe pas fjalëve të shprehura nga Thomas Muller në fund të ndeshjes së fituar nga Bayerni i tij në 1/8 finale kundër PSG-së. Lideri dhe kapiteni i bavarezëve ishte në fushë në ato vite dhe i kujton shumë mirë paraqitjet e Cristiano Ronaldos, aq sa futet me forcë në dilemën e përjetshme që na mundon prej vitesh: cili është më i fortë mes Messit dhe Cristiano Ronaldos?

Gjermani tenton të sqarojë duke shpjeguar se si rezultati ndaj Lionel Messit ka shkuar gjithmonë mirë, ndryshe nag përballjet e bavarezëve me yllin portugez, sot tek Al Nassr, i cili ishte një makth i vërtetë për Bayernin.

Disa nga deklaratat e Muller u morën nga Georg Holzner, gazetar i Kicker, dhe më pas u publikuan nga media të ndryshme. Lojtari theksoi këtë statistikë shumë reale, e cila megjithatë mbase e nënçmon paksa shumë kapitenin dhe liderin e kampiones së botës, Argjentina.

Muller pa shikuar shumë përreth e thotë fjalën e tij: "Kundër Messit gjërat kanë shkuar gjithmonë shumë mirë në aspektin e rezultateve. Cristiano Ronaldo në vend të kësaj ishte problemi ynë kur luajti për Real Madridin".

Messi luajti kundër Bayern Munich 8 herë në karrierën e tij dhe arriti vetëm 2 fitore. Ai përjetoi poshtërim në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2020, kur Barcelona humbi 8-2 dhe një tjetër zhgënjim dje, me eliminimin e PSG-së nga kompeticioni qysh në 1/8 finale.

Muller, megjithatë, përpiqet të drejtojë goditjen, duke u përpjekur ta bëjë të qartë se ato fjalë të tij nuk ishin aspak ofendim ndaj një kampioni të kalibrit argjentinas: "Kam respektin maksimal për paraqitjen e Messit në Kupën e Botës, ishte i pabesueshëm. Ai e tërhoqi të gjithë ekipin. Nuk është aq e lehtë të luash në një ekip si PSG, është e vështirë të gjesh një ekuilibër ekipor. Individët të ndihmojnë të fitosh vetëm disa ndeshje”.

Prandaj, në krahët e entuziazmit, Muller, në mënyrë indirekte lartësoi Cristiano Ronaldon, i cili shënoi golin e tij të 100-të në karrierë kundër Bayernit më 2017. Portugezi shënoi 5 gola ndaj bavarezëve vetëm në dy ndeshje, në 180 minuta, dhe nuk ishin të vetmit. Por ndoshta pikërisht nga ajo mbrëmje, Muller u bë i vetëdijshëm për madhështinë e CR7 dhe atë mbrëmje donte ta evidentonte publikisht, duke e lënë mënjanë Messin për një moment.