Transmetuar më 10-03-2023, 08:43

Greqi- Shkatërrohet një grup shqiptaro-grek i shpërndarjes së kokainës në Athinë. Në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 27, 33 (femër) dhe 34 vjeç dhe një grek 31 vjeç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit shqiptar me pseudonimin “Bimi”.

Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë.