Transmetuar më 10-03-2023, 08:33

Librazhd- Përfshihet nga flakët ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit.
Ngjarja ndpdhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
Mësohet se ndërtesa shërben për mbajtjen e dokumentacionit të tatimeve për Librazhdin.
Rasti po hetohet nga policia vendore.