Transmetuar më 10-03-2023, 08:26

Luiz Ejlli mbetet protagonisti më i spikatur i BBV.

Në disa raste ai ka shprehu pakënaqësitë që ka ndaj produksionit.

Së fundmi, teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh, Luiz Ejlli ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara. Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerrë atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.

“Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën” – tha Luizi.

Kujtojmë se disa javë më parë ishim shumë afër një noniminimi “kokë më kokë” me Oltës dhe Luizit, si rezultat i lojës me litar. Por, në momentin e fundit “Vëllai i Madh” ndryshoi rregullat duke çuar të gjithë banorët në nominim dhe duke shmangur kështu nominimin me Oltës dhe Luizit.