Transmetuar më 10-03-2023, 08:18

Jori dhe Luizi krijuan një miqësi me njëri-tjetrin sapo ajo u bë pjesë e shtëpisë. Të dy i shikonin në shtëpi duke kënduar kërcyer dhe duke bërë humor me njëri-tjetrin ama duket se kjo miqësi zgjati shumë pak.

Në një moment Luizi i ka thënë Jorit se për të nuk është më mikja e tij dhe se do ta eleminoj nga shtëpia, kjo pasi Luizi nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë. Gabimi i parë për të ishte që bëri pjesë edhe Luizin tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri për ta provokuar Luizin. Edhe pse Jori shprehet se nuk e ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mbledhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Dea Mishel ajo që u përgjigj lidhur me një këngëtar shumë të dashur.