Transmetuar më 10-03-2023, 07:52

LAÇ- Tritol banesës së Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur në orën 03.20 të mëngjesit.
Nga shpërthimi, ka pasur dëme të shumta materiale në banesën e Likës dhe atyre përreth. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit. Pas ngjarjes ai u arratis menjëherë nga vendi i krimit së bashku me të birin.
Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.