Transmetuar më 10-03-2023, 07:27

Tiranë- Debate të forta mes analistëve dhe Gazment Bardhit, lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike, faktin që Alibeaj u caktua "kryetar në detyrë" pa mbledhur Këshillin Kombëtar dhe faktin që Lulzim Basha vijon të drejtojë zyrtarisht partinë por nuk pranon të paraqitet në KQZ për të hyrë në zgjedhje, duke rrezikuar që PD të mos hyjë fare në zgjedhjet lokale.

Enton Abilekaj: Pas dorëheqjes së Bashës, zoti Bardhi emëroi një kryetar…

Gazment Bardhi: Jo unë por statuti i partisë.

Enton Abilekaj: Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon një nga nënkryetarët të drejtojë partinë. Akti i parë që bën Sekretari është që mbledh Këshillin Kombëtar i cili vendos. Jeni në dy shkelje. E para, që ka lëshuar autorizim Basha, që nuk lëshohet në dorëheqje. E dyta, nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar. E treta, ju duhet të bënit një proces. Atë platformën, që nuk do të bëhen zgjedhje në parti deri në zgjedhjet lokale, u bë realitet…

Gazment Bardhi: Autorizimi i zotit Basha nuk ka lidhje me drejtimin e partisë. Ka të bëjë me çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhje. Siç ka autorizim për çështjet që lidhen me financat e partisë, etj. Këto autorizime garantonin funksionimin normal të partisë. Ndërsa drejtimi ka të bëjë me kush do të drejtojë partinë pas dorëheqjes së zotit Basha. Kam thirrur kryetaren e Këshillit Kombëtar dhe dy nënkryetarët për të diskutuar se kur do të zhvillohej mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të zgjidhte njërin nga dy nënkryetarët. Sipas Statutit në cdo rast PD ka të paktën dy nënkryetar. Këshilli Kombëtar zgjedh njërin nga të dy. Në atë takim, zonja Tabaku, më ka pohuar…

Enton Abilekaj: Në cilin nen të Statutit e bazon këtë? Këshilli Kombëtar thotë se komandohet një nga nënkryetarët. Ku u mblodh Këshilli Kombëtar?

Gazment Bardhi: Nuk kisha çfarë propozimi ti bëja Këshillit Kombëtar.

Neritan Sejamini: Ore pse je bërë kaq arrogant ti? Çfarë mendon ti se je? Ke ndonjë përgjegjësi për situatën ku je?

Gazment Bardhi: Unë ju dëgjova gjysmë ore, unë ju dëgjova…

Neritan Sejamini: Pse nuk e ke mbledhur Këshillin Kombëtar?

Ylli Rakipi: Ore ti nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar. Për trapa na merr ti ne? Për çdo gjë ke thënë që nuk ke bërë asgjë. Ti protokoll nuk ke, procesverbal nuk ke, Këshill Kombëtar nuk ke…. Futja pordhës domethënë…

Neritan Sejamini: Këto janë teknika që ti nuk do të përgjigjesh.

Ylli Rakipi: As na plas për Sali Berishën, na intereson vetëm që nuk ka opozitë dhe bën ç’të dojë ai i gjati. Komisioneri sapo ka thënë që pa vajtur Basha në KQZ nuk hyn PD në zgjedhje.

Gazment Bardhi: Në momentin që zonja Tabaku më ka shprehur vullnetin e saj që nuk dëshiron të marrë përsipër këtë përgjegjësi, atëherë i vetmi nënkryetar i mbetur në detyrë, është zoti Alibeaj. Edhe nëse do të mblidhej Këshilli Kombëtar…

Enton Abilekaj: Është detyruese kjo!

Gazment Bardhi: Jo nuk është. Nëse ka vetëm një nënkryetar në detyrë jo. Nuk kam caktuar unë.