Transmetuar më 10-03-2023, 07:22

TIRANË- Publikohet foto e 20-vjeçarit Klevis Ruçaj, i cili u aksidentua pasditën e djeshme në aksin Elbasan-Tiranë. Mësohet se Ruçaj, teksa po drejtonte mjetin tip Audi A8, ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurat anash rrethrrotullimit të Saukut dhe më pas ka përfunduar në autostradë sipër një makinë tjetër.

Nga aksidenti humbën jetën dhe dy vajza të tjera që ndodheshin në makinë me të, identitetet e të cilave ende nuk dihen. Po ashtu kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në makinën që Audi i ra për sipër. Gjendja e të plagosurve të tjerë üaraitet e stabilizuar.