Transmetuar më 09-03-2023, 23:42

GJERMANI- Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në qytetin verior gjerman të Hamburgut. Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.

Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të autorëve. Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel. Banorëve aty pranë iu tha që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.