Transmetuar më 09-03-2023, 22:57

TIRANË- Thellohet bilanci tragjik i aksidentit që ndodhi në Tiranë. Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Tiranë ku vdiqën dy vajza dhe u plagosën tre të tjerë, ka ndërruar jetë. Mësohet se Ruçaj ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën dhe vetëm pak orë pas aksidentit, ka ndërruar jetë. Për rrjedhojë, numri i viktimave të shkaktuara nga ky aksident tragjik shkon në tre.

Njoftimi: Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Audi".

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite. Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn ndërruan tjetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër po marri mjekimin e nevojshëm tek spitali i Traumës.