Transmetuar më 09-03-2023, 22:37

TIRANË- Detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundrejt ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. 5 janë pronat ku janë fokusuar hetuesit. Bëhet fjalë për tre vila dhe dy apartamente. Asnjë nga këto prona nuk është në pronësi të Ahmetajt. Dy janë në pronësi të ish-gruas së socialistit Albina Mancka, dy të tjera ne ëmr të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, ndërsa njëra është ende në proces e nuk jepen më shumë detaje për të.

Pronat:

Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00) "Vila 22" në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765). Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037) Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

Këtë padite, BKH dhe SPAK kanë ushtruar kontrolle në pronat e Ahmetajt. Mësohet se është kontrolluar shtëpia ku jeton ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka dhe dy vajzat e tij. Gjithashtu, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë ushtruar kontroll edhe në vilën që ndodhet në Gjirin e Lalëzit, e cila rezulton të jetë në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha. Në vilën e Hoxhës janë gjetur 30 mijë euro, por nuk raportohet nëse kjo shumë parash është sekuestruar apo jo.