Transmetuar më 09-03-2023, 21:53

TIRANë- Zbulohet arsyeja pse Artan Lame dha dorëheqjen si Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastr♪7s.

Burime informojnë se Artan Lame do të nisë një eksperiencë të re në fushën e politikës.

Pas 10 vitesh në këtë detyrë, Lame është një nga emrat që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të kandiduar në një nga bashkitë e Jugut të Shqipërisë, ndodhta në Vlorë.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së selizë rozë dhe do të kandidojë më 14 maj 2023.

Ky vendim mësohet të jetë marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua sot nën drejtimin e vetë kryeministrit Rama. Sot u njoftuar dhe largimi i Lames nga drejtimi i Agjencisë së Kadastrës, karrige të cilën do ta zërë Dallëndyshe Bici. Kjo e fundit od të prezantohet nesër në orën 10:00 zyrtarisht. Ethet e zgjedhjeve tashmë duket se kanë nisur.