Transmetuar më 09-03-2023, 21:01

Tiranë- Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, është larguar nga detyra.

Pritet që ditën e nesërme në vendin e tij do të prezantohet Dallëndyshe Bici.

Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.