Transmetuar më 09-03-2023, 20:56

TIRANË- Kontrolle në pronat e Arben Ahmetajt.
Burime bëjnë me dije se janë kontrolluar shtëpia ku jeton ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka dhe dy vajzat e tij.
Gjithashtu, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë ushtruar kontroll edhe në vilën që ndodhet në Gjirin e Lalzit, e cila rezulton të jetë në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha.
Në vilën e Hoxhës janë gjetur 30 mijë euro, por nuk raportohet nëse kjo shumë parash është sekuestruar apo jo.