Transmetuar më 09-03-2023, 17:32

Mes Oltës dhe Armaldos ka pasur një debat gjatë ditës së sotme.

Olta u shpreh e zhgënjyer nga Armaldo pasi sipas saj ai po e atakon në një mënyrë të shëmtuar bashkë me Kiarën.

Olta: Ti mua më atako, kjo është loja. Por kur ti më vë mua në lojë bashkë me Kiarën, është shumë e shëmtuar. Nëse do e bëjë vetëm unë do ta mbaja lojën.

Armaldo:  Ti mendon se unë e kam bërë për lojë me Kiarën atë gjë? Ti më ke thënë  se më do në këtë lojë.

Olta: Edhe të dua, por thjesht tani po të shoh si një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht. Do të më krijosh besim, jepi. Por jo me fjalë, me vepra.

Armaldo: Ti po largohesh prej meje.