Transmetuar më 09-03-2023, 16:28

Një shqiptar 58 vjec u arrestua nga policia greke pasi i’u sekuestrua një sasi e madhe droge.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Kolono të Athinës, u gjetën dhe sekuestruan 3 kg 550 gram heroinë, 185 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2500 euro, 2100 lek shqiptare dhe 5 celularë.

Tashmë shqiptari pritet të përballet me drejtësinë greke.