Transmetuar më 10-03-2023, 08:19

Pasi ka shijuar praktikisht të gjitha arritjet në botën e futbollit, Leo Messi do të hyjë në një dimension të ri publik. Futbollisti argjentinas do të jetë protagonisti i një serie të re të karikaturave që do të prodhohen nga "Sony Music Entertainment" dhe "Leo Messi Management S.L.", kompania që shfrytëzon të drejtat e imazhit të yllit amerikano-jugor.

Në një njoftim për shtyp, të dyja palët kanë komunikuar se iniciativa përqendrohet në fëmijërinë e yllit nga Rosario: "Seriali, aktualisht në zhvillim, do të tregojë Messin si fëmijë ndërsa përballet me pengesat kur udhëton përmes një video-loje".

Për momentin nuk dihet se cilat platforma do ta shpërndajnë përmbajtjen, as data e përafërt kur mund të jetë në dispozicion të publikut. Përkundrazi, ekziston një siguri se do të jetë në dispozicion në anglisht dhe spanjisht, përveç gjuhëve të tjera që do të konfirmohen.

Njoftimi për shtyp përfshin reagimin e Messit kur njihet me iniciativën në fjalë: "Që kur isha fëmijë, gjithmonë më kanë pëlqyer serialet e animuar. Edhe fëmijët e mi janë tifozë të shkëlqyeshëm të personazheve të animuar. Të jem në gjendje të marr pjesë në një projekt animacioni më bën të lumtur, sepse përmbush një nga ëndrrat e mia".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd