Transmetuar më 09-03-2023, 15:07

Belgjikë- Policia belge ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar në Belgjikë, pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi, në rrugën Joseph ëettinck në Seraing të Belgjikës.

Ai ishte denoncuar nga qytetarët në lidhje me kryerjen e një aktiviteti të paligjshëm në këtë zonë.

Kaq ka mjaftuar që policia të kryej kontrollit në banesën e shqiptari, aty ku u gjetën tre dhoma kultivimi. Po ashtu, aty u kap edhe një burrë dhe një i mitur që kujdesej për to.

I riu shqiptar doli para seancës gjyqësore ku deklaroi se kishte shkuar në Belgjikë për t’u kujdesur për bimët narkotike.