Transmetuar më 09-03-2023, 14:51

Beograd- Ekzekutohet në Beograd Ranko Radosheviç, ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq në Malin e Zi.

Ranko Radosheviç, i njohur si “Eskobar”, është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në kryeqytetin serb.

Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara. Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk.

Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, nga Nikshiqi.