Transmetuar më 09-03-2023, 14:15

Një skenë e bujshme dhe argëtuese ka ndodhur gjatë sfidës midis Alianza FC dhe Philadelphia Union në CONCACAF, saktësisht në Champions League, kompeticionin maksimal të klubeve të Amerikës së Veriut.

Në vend të veprimeve tërheqëse sportive në fushë, në ndeshjen që përfundoi 0-0 midis Salvadorena dhe ekipit amerikan, një qen hyri në drejtkëndëshin e blertë.

Në fakt, videoja e minutës së 68-të u bë "virale", me qenin që fillon të vrapojë në fushë në mes të lojtarëve, që dukshëm argëtohen nga skena.

Qeni, në fushën e stadiumit "Cuscatlán’ në San Salvador, rrëmbeu topin dhe filloi të luante me të deri në ardhjen e një anëtari të stafit që e tërhoqi kafshën për të rifilluar lojën.

Një skenë argëtuese, brenda një loje që nuk ishte mjaft e paharrueshme në planin sportiv.