Transmetuar më 09-03-2023, 13:36

Greqi- Identifikohet kufoma e një personit i cili u gjet i groposur ne Mouriki, Viotia në shtator të vitit 2022.

Pas analizës së ADN trupi rezulton te jete i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani, i cili ishte arratisur nga burgu i Patrës në gusht 2011 pas lejes 6 ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva. Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore i morën vëllait t137 tij në Athinë material biologjik, i cili u identifikua me atë të viktimës. Policia e Thivës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që vranë dhe e varrosën trupin e tij.